English

KQZ nesër certifikon zgjedhjet, Thaçi nis punën për koalicionin qeverisës

Prishtinë, 6 shkurt 2011, NOA- Ditën e nesërme pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Vetëm ky proces prite ti hap rrugë Partisë Demokratike të Kosovës që të nisë bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar.

“Ne nuk i kemi ftuar në koalicion as LDK-në e as Vetëvendosjen dhe nuk jam i isgurt se do t’u bëjmë ndonjë ftesë. Kështu që, çfarëdo deklarate se nuk hyjmë në koalicion, është e parakohshme, sepse ne nuk i kemi ftuar ato ende dhe nuk besoj se do të marrim ndonjë vendim për t’i ftuar, edhe pse kjo është një çështje që u mbetet organeve vendimarrëse të PDK-së”, u shpreh Memli Krasniqi zëdhënës i qeverisë në ikje.

Sipas tij e vetmja gjë e sigurt është se Hashim Thaçi do të mbetet Kryeministër.

Deri më tani asnjë nga partitë shqiptare nuk ka konfirmuar se është arritur ndonjë pajtim me PDK-në.

LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur se nuk do lëviin nga qëndrimi i mbetjes në opozitë.

Nga ana tjetër PDK në rast se nuk arrin numrin 61 të deputetëve nuk mund të formojë dhe miratojë qeverinë e re dhe pikërisht për këtë fakt, koalicioni është i paevitueshëm.

a.y/NOA

KOMENTE