English

Kreu i G99: Akuzat për puç rrezikojnë demokracinë

Uashington, 6 Shkurt 2011 NOA - Akuzat ndaj institucioneve rrezikojnë zhvillimin e demokracisë, pohon Ervin Mete, kryetar i partisë G-99.

Ai i tha sonte se partia e tij i sheh ngjarjet e fundit në Shqipëri si shumë shqetësuese: “Akuzat e bëra ndaj institucioneve rrezikojnë zhvillimin e demokracisë në Shqipëri”, - theksoi Mete.

Ai tha se partia e tij synon të sjellë një alternativë në debatin e tanishëm politik të vendit dhe të prodhojë politika perëndimore.

Kjo parti, tha ai, synon gjithashtu të sjellë në politikën shqiptare të rinj të edukuar dhe të talentuar për një të ardhme më të mirë në vend.

Mete ishte i ftuar për një intervistë drejtpërdrejt në studiot e Zërit të Amerikës.

[media id=83 width=620 height=440]

KOMENTE