Berlin, 6 janar, NOA - Zëvendëskryetari i Fraksionit kristiandemokrat Andreas Schockenhoff dhe ekspertja për çështjet e mbrojtjes e Partisë së Demokratëve të Lirë, Elke Hoff, kanë propozuar zgjidhjen e luftës për pushtet në Egjipt, me pranimin e presidentit Hosni Mubarak në Gjermani.
Schockenhoff i tha gazetës "Bild am Sonntag", se në këtë mënyrë Gjermania jep një kontribut konstruktiv në ndryshimin paqësor të pushtetit në Egjipt. Ngjashëm argumenton edhe Schockenhoff. Në të kaluarën Mubaraku ka qenë disa herë në Gjermani për trajtim mjekësor.
NOA/DV