Tiranë, 6 shkurt 2011, NOA- Ditën e nesërme mbërrin në Shqipëri Kontigjenti Paqeruajtës, “Eagle 1”, i cili kreu për 6 muaj, misionin e tij në Kandahar të Afganistanit.
Burime zyrtare konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA se, ditën e nesërme në orën 09: 00, në aeroportin “Nënë Tereza”, do të bëhet ceremonia e pritjes së trupave të këtij kontingjenti.
Për të pritur këtë kontigjent do të jenë të pranishëm Presidenti i Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Maksim Malaj, ministra, deputet, atashe të akredituar në Tiranë, familjarë të paqeruajtësve etj.
Ky kontingjent e ka nisur misionin e tij në muajin korrik të vitit 2010, dhe për herë të parë në historinë e Forcave të Armatosura, kreu një nga misionet më të vështira e më të rrezikshme në 8 vitet që Forcat e Armatosura japin kontributin e tyre në favor të lirisë dhe paqes kudo në botë.
a.y/NOA