"Statusi i ushtrisë pothuaj mitike brenda shoqërisë egjiptiane mund të shpjegohet nga frenimet e rënda qeveritare duke e kritikuar atë. Ushtria, mbi të gjitha, është shtylla e regjimit dhe ta sulmosh atë është e ndaluar, njësoj si ta sulmosh vetë Mubarakun. Grupet opozitare janë penguar nga kontrolli i buxhetit të ushtrisë, duke pyetur për iniciativat ushtarake, duke investiguar zyrtarët e korruptuar"...
Nga Eric Trager
Për një moment pasditen e së shtunës, dukej se presidenti Hosni Mubarak ishte përjashtuar nga një goditje ushtarake. Përafërsisht nga ora 1.30 pasdite, Al-Arabiya raportoi se një krisje kishte ndodhur midis ministrit të mbrojtjes Muhamed Husein Tantavi dhe Mubarakut e mjaft të tjerë të spekuluar, që Tantavi kishte kundërshtuar urdhrat e presidentit për të goditur me zjarr protestuesit në Kajro. Më pas, 40 minuta më vonë, turma ngriti lart një kolonel të veshur me uniformë pikërisht përballë Muzeut të Egjiptit. Njerëzit nisën të përsëritnin pa pushim “Njerëzit dhe ushtria janë një dorë” dhe më pas derdhnin lotë gëzimi. Duke gëlltitur miklimet, koloneli u ngjit në tank dhe ngriti armët triumfalisht.
Protestuesit brohoritën si në ekstazë. Tamam si turistët, ata nisën të hipnin mbi tanke, duke pozuar për foto dhe duke përqafuar ushtarët. Një çift mbante në krahë një fëmijë dhe ushtari ia kthye si një politikan i kalitur, duke përkundur fëmijën në krahët e tij dhe duke e puthur në faqe, teksa kamerat fokusonin ngjarjen.
Praktikisht çdo tank në qendër të Kajros ishte kthyer në një platformë për protestuesit. Ata qëndruan atje mbi tanke duke bërtitur me parullat anti regjimit nëpër duar.
Ushtarët, ndërkohë, buzëqeshnin. Ata kësisoj jepnin një lloj dëshmie se ushtria anonte nga turma, pra ishte kundër Mubarakut. Për të qenë të sigurt, në të vërtetë kjo nuk ishte një goditje e befasishme, ushtria po ndiqte urdhrat e Mubarakut.
Meqë krisja midis ushtrisë dhe Mubarakut ishte nxjerrë në shesh herët, Mubaraku ndërmori hapa të rëndësishëm për ta ndrequr atë, kur ai vetë caktoi Omar Sulejmanin, një ish gjeneral dhe shef sigurimi si zëvendës president dhe Ahmed Shafik, një ish shef stafi, si kryeministër. Por shumë protestues ende shpresonin se ushtria, duke parë popullaritetin e pafund, do ta ngërthente momentin, do ta thyente regjimin dhe do të mbikëqyrte tranzicionin politik kundrejt demokracisë. Por ato shpresa nisën të faniteshin shumë shpejt mes protestuesve. Mbase, gjëja më e mirë ishte ndërfutja e ushtrisë mes tyre dhe jo forcat e policisë. Policia, mbi të gjitha, ka qenë pika e kontaktit midis njerëzve dhe regjimit.
Duke funksionuar nën varësi të ministrisë së brendshme, policia përfshin Forcat Qendrore të Sigurisë, të cilët fshikulluan protestuesit gjatë këtyre ditëve dhe e mbuluan Kajron me një re gazi gjatë ditës së premte; po ashtu, edhe Sigurimi i Shtetit, që është përgjegjës për monitorimin dhe përçarjen politike përmes një sistemi informatorësh. Ndërkaq, për të manovruar policia shpesh ka pajtuar në punë gangsterë, që paguhen për keqtrajtime, pa i ndotur duart e qeverisë. Ishte e habitshme kur protestuesit e së premtes iu kundërvunë forcave policore, duke ditur që qëllimi ishte rënia e regjimit të Mubarakut.
Policia ishte linja e parë e mbrojtjes së Mubarakut kundër kundërshtarëve të brendshëm dhe protestuesit u përballën me ta duke i provokuar, duke sulmuar zyrtarët e policisë me gurë, duke shpërndarë gaz lotsjellës drejt tyre dhe duke i vënë zjarrin makinave.
Tërheqja e policisë mbrëmjen e së premtes dukej se tregonte fitoren. Në të vërtetë, protestuesit në sheshin Tahrir shkruan një parullë ku lexohej “FUND” mbi një mjet transporti të braktisur të policisë.
Në kundërshtim me ta, egjiptianët e thjeshtë kanë një kontakt fare minimal me ushtrinë. Ushtria është portretizuar kështu si një institucion që ngjall krenari, patriotizëm që është gjithnjë në anën e popullit. Madje edhe protestuesit më të flaktë kundra regjimit e vërtetuan këtë. “Ushtria është simboli i vendit tonë” u shpreh mes turmës një protestues. “Ata janë udhëheqës për ne. Çdo gjë që ka të bëjë me ushtrinë është e mirë edhe për ne. Ata gjithnjë sulmojnë armiqtë tanë. Ata janë armiqtë e armiqve tanë”. Një anëtar i partisë liberale Ghad e shprehu në mënyrë më të përmbledhur. “Ushtria është jona”, tha ai.
Por, përtej historisë së njohur, statusi i ushtrisë pothuaj mitike brenda shoqërisë egjiptiane mund të shpjegohet nga frenimet e rënda qeveritare duke e kritikuar atë. Ushtria, mbi të gjitha, është shtylla e regjimit dhe ta sulmosh atë është e ndaluar, njësoj si ta sulmosh vetë Mubarakun. Grupet opozitare janë penguar nga kontrolli i buxhetit të ushtrisë, duke pyetur për iniciativat ushtarake, duke investiguar zyrtarët e korruptuar.
Për ironi të fatit, institucionet qeveritare që kanë përgjegjësi për zbatimin e këtyre ndalimeve kanë qenë Policia dhe Sigurimi i Shtetit, të cilat mund të kërcënojnë nëse kalohet “vija e kuqe”.
Me fjalë të tjera, policia është shprehur se protestuesit kanë qëndruar në vijën e parë të mbrojtjes për regjimin ushtarak të Egjiptit. Kështu që është një arsye e shëndoshë të besosh se me zhvoshkjen e shtetit policor, ushtria do të shfaqet si një objektiv i kritikës.
Për disa nivele, kjo tashmë ka ndodhur. Për shumë protestues, zgjedhja e Sulejmanit si zëvendës president shërbeu si një kujtesë që ushtria është po kaq themelore për një regjim, sa edhe forcat policore të urryera.
Një protestues në shesh u shpreh se Sulejmani “ka ardhur nga ushtria, është njeri i regjimit dhe njeri i sistemit” dhe si rrjedhim, i papranueshëm për një lëvizje që kërkon ndryshime politike. Një tjetër protestues tha se ishte kundër zgjedhjes së Sulejmanit, deri diku, sepse ai donte “të zgjidhej dikush nga shoqëria civile dhe jo nga ushtria”.
Por, sfida e vërtetë për popullaritetin e ushtrisë erdhi pikërisht para disa ditësh, kur nisën fluturimin në mënyrë të përsëritur reaktivët F-16 dhe helikopterët ushtarakë mbi sheshin Tahrir, në përpjekje për të shpërndarë turmën nga ora 16.00 pasdite. Protestuesit nisën të ulërinin nga llahtaria. “Po e bëjnë këtë që të na kërcënojnë”, u shpreh një nga protestuesit, duke iu referuar Mubarakut. “Duan të na fusin panikun!” thirri një tjetër.
Teksa buçimat vazhdonin të jehonin në veshët e protestuesve, veprimet e tyre sakaq u ndërprenë tërësisht. Papritmas, një parullë revolucionare klasike për Lindjen e Mesme bëri kthesën e parashikueshme: “Kur lutem, them: ka vetëm një Zot” u shpjegua një protestues. “Po themi se Zoti është më i madh se presidenti”.
Tamam si kjo, ushtria është bërë një tjetër fytyrë e regjimit, një alternativë tjetër e saj.
Teksa helikopterët vazhdonin të qarkullonin mbi sheshin Tahrir duke kërcënuar, duke lëshuar gjëmime zanore çdo 30 sekonda, njerëzit shihnin lart me mospërfillje.
“Ai ka për të ikur, ne jo”. Sa më gjatë të shërbejë ushtria si zbatuese e urdhrave të Mubarakut, aq më shpejt do të avullojë dashamirësia e protestuesve.
Njerëzit tashmë po respektojnë udhëheqësit civilë, siç është Mohamed El Baradei, ish drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike të Energjisë dhe Amr Moussa, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, midis mundësive të tjera. Shumë protestues po ecin nga ky drejtim. “Unë jam dakord që protestuesit dhe ushtarët janë vëllezër”, u shpreh Mahmoud Diab, kreu i Sindikatës së Juristëve të Kajros, një përkrahës i rëndësishëm i aktivitetit. “Kjo nuk do të thotë se jemi dakord që rregullat dhe sistemi janë të drejtuara nga ushtarët. Njerëzit duhet të zgjedhin një komitet intelektualësh për të krijuar një kushtetutë, që do t’i japë autoritet njerëzve dhe jo presidentit, regjimit apo qeverisë”.
Për fat të mirë, tashmë është momenti që Mubarak t’i japë fund. Sot, policia është kthyer nëpër rrugë – me përjashtim të sheshit Tahrir, ku ushtria do të vazhdojë të patrullojë.
Situata në Egjipt është ekstremist e paqëndrueshme dhe popullariteti ushtarak – ashtu si ajo e personaliteteve dhe institucioneve – është gati për t’u lëkundur në ditët që vijojnë. Nuk ka rrugë tjetër për të ditur se ç’drejtim do të marrë ushtria, por, tani për tani, po qëndron me regjimin. Dhe protestuesit kanë nisur ta kenë zët.
*Botuar nw “Foreign Affairs”. Përktheu: Rudina Dahri