English

Lindsay Lohan rrezikon 3 vjet burg për vjedhjen e një varseje

E diel, 6 shkurt 2011, NOA- Lindsay Lohan akuzohet për vjedhje dhe tashmë i duhet të përballet me akuzat për këtë vepër.

Loran akuzohet për vjedhjen e një varseje në vlerë 2500 funte nga një argjentari në Kaliforni.

Mësohet se, gjykata e qarkut e Los Angelesit pritet që së shpejti të lëshojë padi për aktoren, pasi një hetim e përfshin atë në vjedhjen e varses.

Nuk janë thjesht fjalë ato që e akuzojnë, por video xhirimet shfaqin Lohan me varësen në fjalë më 22 janar të vitit 2011 dhe janë disa veshje të njëjta me të cilat është parë ajo, çcka përputhet me pamjet e video regjistrimeve.

Nëse Lohan Lohan do të dënohet për këtë vepër, atëherë ajo do të qëndrojë mbrapa hekurave të burgut të paktën 3 vjet.

a.y/NOA

KOMENTE