English

Mbyllen homazhet, trupi i Nikajt drejt Lezhës

Tiranë, 6 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Kortezhi mortor që priste trupin e pajetë të demonstruesit Aleks Nikaj, ka zhvilluar një marshim homazh për pak minuta në aeroportin e Rinasit aty ku Nikaj mbërriti sot në drekë me një avion pasagjerësh nga Turqia.

Familjarë të 35-vjeçarit Aleks Nikaj të goditur me plumb në kokë në 21 janar, e që s’mundi dot t’i shpëtonte vdekjes e kanë vajtuar atë në aeroport dhe pasi e kanë vendosur në makinën e funeralit janë nisur përdrejt Lezhës ku sipas riteve i ndjeri do të vajtohet në shtëpinë e tij në Lezhë.

Aleks Nikaj, viktima e katërt e 21 janarit ka lënë pas dy fëmijë dhe bashkëshorten e dy motrat, të cilat ndodheshin në aeroportin e Rinasit në krye të kortezhit mortor ku morën pjesë edhe lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputetë të kësaj partie.

Tashmë makina me trupin e pajetë të Nikaj po udhëton drejt Lezhës, ku nesër në orën 13.00 35-vjeçarit baba i dy fëmijëve do t’i jepet lamtumira e fundit e trupi i tij më pas do të përcillet për në banesën e fundit, ceremoni ku do të marrin pjesë edhe krerë të opozitës.

Aleks Nikaj është viktima e katërt e ngjarjeve të 21 janarit pas plagosjes me plumb në kokë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri edhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrto.

Nikaj për dy javë rresht dyluftoi me vdekjen duke qëndruar në vdekje klinike, por pa mundur të shpëtojë pas plumbi i kishte shkatërruar pjesën jetike të trurit, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e hollë të specializuar edhe në spitalin e Stambollit.

mit/NOA

KOMENTE