Maldive, 6 Shkurt, NOA- Një kompani lituaneze, ka në program të ndërtojë në Maldive një “Luxury Resort” drejtuar tërësisht nga femra bionde.
Ideja e çuditshme e kompanisë do të ndërtohet mbi një atol të Maldive në formën e një këpuce me takë.
Njoftimi është bërë nga udhëheqësit e Olialia, një kompani lituaneze që punon prej disa kohësh edhe në fushën e turizmit.
Këto ditë kompania ka paraqitur një projekt të vërtetë unik: të ndërtojë një vendpushimi të madh luksoz në një nga 1200 ishujt e vegjël të Oqeanit Indian e që do të jetë i populluar vetëm me femra bionde.
Një nga qëllimet e kësaj nisme, thonë ata, është për të sfiduar klishenë se biondet janë më pak të mençura dhe të demonstrojmë se si një zinxhir i madh biznesi që do të drejtohet vetëm nga biondet mund të ketë një sukses të madh.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë iniciativë. Më kritike duket se janë femrat që jetojnë në arkipelag, e cila është me shumicë myslimane. Këta të fundit akuzojnë shoqërinë lituaneze se ka krijuar një projekt racist që është në kundërshtim dhe me ligjet lokale (një marrëveshje në mes të ndërmarrjeve shtetërore obligon në fakt investitorët që të kenë një staf prej me të paktën 50% rezidentë në Maldive.
Problemi është se në Maldive shumë pak vajza kanë flokë të çelët)
Përveç kësaj, ligjet evropiane ndalojnë rekrutimin e stafit bazuar në pamjen e tyre fizike.
Është e paqartë sesi ky ishull do të krijohet, por Olialia siguron që të gjitha projektet dhe lejet janë gati. Projekti përfshin jo vetëm një resort turistik, por një qytet të vërtetë me flokëverdha.
"Ishulli i biondeve do të jetë gati në fillim të vitit 2015 dhe do të jetë Parajsa në Tokë" – thotë drejtori i projektit, Giedre Pukiene.
Në ishull do të ndërtohen jo vetëm hotele, por edhe qendra relaksi, piceri, vende për argëtim dhe për sport. Do të ketë dhe një qendër të quajtur Pretty Women për të mësuar të ftuarit se si të duken më të bukur dhe të përsosur.
Në “Ishullin e biondeve” mund të shkohet me aeroplan ose me anije.
Organizatorët kanë menduar të krijojnë një shërbim të veçantë për fluturimet dhe drejtimin e jahteve, ku pilotët dhe komandantët do të jenë femra flokëverdha.
Ndërkohë qeveria Maldive mohon të ketë marrë ndonjëherë një propozim të tillë.
a.e/NOA