Sot, 20 vjet pas themelimit, ne jemi sërish në pushtet, si asnjë forcë tjetër në Europën ish-komuniste. Sot, 20 vjet pas themelimit, ne qëndrojmë më të fuqishëm se 20 vjet më parë, sepse ne në këto 20 vite, besuam më shumë se çdo gjë tjetër në vullnetin e lirë të shqiptarëve, sepse ne këto 20 vite mbrojtëm më shumë se çdo gjë tjetër në qeveri apo opozitë, të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë, sepse ne, këto 20 vite u bëmë avoketër të pamposhtur të vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë. Gjithçka që ne kemi arritur, dhe kemi arritur sa askush tjetër në transformimin e një vendi, ne e kemi realizuar këtë, sepse ne jemi burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, që i besojnë votës së lirë dhe i qëndrojnë asaj
Nga Sali Berisha
Ne nisim sot, veprimtarinë për të përgatitur me 8 Maj zgjedhjet më të mira, më të lira, më të ndershme, që ka njohur vendi në tërë historinë e tij. Ne shkojmë në këto zgjedhje me vendimin e palëkundur, që shqiptarët të votojnë të lirë, të votojnë si të gjithë qytetarët e Europës. Partia Demokratike, për Shqipërinë dhe shqiptarët është sinonimi i votës së lirë. Partia Demokratike, për Shqipërinë dhe shqiptarët është themeluesja, e votës së lirë të shqiptarëve, është mbrojtësja e votës së lirë, është promotori i votës së lirë. Në bindjen më të thellë, se tek vota lirë qëndron forca e njeriut të lirë, qëndron forca e Partisë Demokratike.
Sot, 20 vjet pas themelimit, ne jemi sërish në pushtet, si asnjë forcë tjetër në Europën ish-komuniste. Sot, 20 vjet pas themelimit, ne qëndrojmë më të fuqishëm se 20 vjet më parë, sepse ne në këto 20 vite, besuam më shumë se çdo gjë tjetër në vullnetin e lirë të shqiptarëve, sepse ne këto 20 vite mbrojtëm më shumë se çdo gjë tjetër në qeveri apo opozitë, të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë, sepse ne, këto 20 vite u bëmë avoketër të pamposhtur të vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë. Gjithçka që ne kemi arritur, dhe kemi arritur sa askush tjetër në transformimin e një vendi, ne e kemi realizuar këtë, sepse ne jemi burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, që i besojnë votës së lirë dhe i qëndrojnë asaj.
Vota e lirë, është faktuar si thelbi i forcës së çdo shoqërie të lirë. Vota e lirë është faktuar në Shqipëri, se është më e fortë se çdo gjë tjetër, se është jo vetëm zemra, por është dhe ombrella e padepërtueshme e të gjitha lirive të tjera të individit dhe shoqërisë.
Ne, shkojmë në zgjedhjet e 8 Majit, me një vendosmëri të plotë për tu dhënë shqiptarëve, të gjitha mundësitë që të shprehin vullnetin e tyre, njëlloj si qytetarët europianë. Vota e lirë, është faktuar si promotori i vërtetë përcaktues i të gjitha arritjeve tona. Votuam të lirë në zgjedhjet e qershorit 2009, ndaj dhe Shqipëria, realizoi arritjen madhore historike, atë të heqjes së vizave. Dëshmuam në mënyrë të kristaltë në 2007, se qeveria e Partisë Demokratike dhe e koalicionit të saj, ishte fund e krye e përcaktuar për vullnetin e lirë të shqiptarëve dhe kjo bëri që pavarësisht atyre që organizuan puçin e 21 Janarit në dimrin e 2007. Ai raport në shumë mangësi dhe të meta, po ai raport konstaton se ato ishin teknike dhe se qeveria nuk pati asnjë tendencë dhe ndërhyrje për të ndryshuar rezultatin as manipuluar zgjedhjet. Pra ky është qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të 8 Majit, por dua tu garantoj juve se ishte vota e lirë dhe vetëm vota e lirë ajo që bëri pluhur ëndrrën puçiste, të kreut të Partisë Socialiste dhe një grupi puçistësh rreth tij, që kishin parë ëndrrat e mandateve, duke rrënuar fitoren legjitime të kësaj mazhorance, duke përmbysur këtë mazhorancë.
Vota e lirë ishte më e fortë, se çdo bombë molotov, vota e lirë ishte më e fortë se të gjitha bandat dhe kriminelet të mbledhur rreth puçistëve. Vota e lirë ishte më e fortë, se të gjitha intrigat e ulta, me të cilat kishin vendosur të përmbysnin pushtetin legjitim të mazhorancës së Partisë Demokratike. Ata gardistë, ata policë, që mbrojtën me aq heroizëm një sulm pesë orë, duke ju dhënë përgjigjen më të merituar atyre që qëndronin karshi zyrave të Këshillit të Ministrave, për tu ulur me dhunë në ato karrige, apo të tjerëve që ishin strukur në zyrat e tyre, apo vraponin nëpër televizione dhe i bënin thirrje kryeministrit, që të negociojë me banditët. Të gjitha këto u thyen, të gjitha këto dështuan, sepse vota e lirë është e pathyeshme, sepse vota e lirë është e faktuar si armë mbi të gjitha armët dhe më e fortë se çdo armë tjetër. Ndaj dhe ne ecim të sigurt, për t’ju dhënë shqiptarëve një festë tjetër të demokracisë së tyre, për t’ju dhënë shqiptarëve një datë tjetër të fitores së vullnetit të tyre të lirë, për tu dhënë shqiptarëve një stacion të ri, në rrugën dhe udhëtimin e tyre në konsolidimin e demokracisë, por ne shkojmë në këto zgjedhje të sigurt në një fitore të thellë dhe të merituar. Shkojmë të sigurt për një fitore të thellë dhe të merituar, sepse unë kam besimin më të madh se të gjithë dhe e tërë anëtarësia e Partisë Demokratike, mbështetësit dhe simpatizantët e saj, do të përzgjedhin, kandidaturat për Kryetarë të Bashkive dhe Komunave të tyre të qeverisjes vendore, do të zgjedhin për Këshillat, Parlamentin e Bashkive dhe Komunave, gratë dhe burrat më të mirë, më të zotë, më të ndershëm. Ndaj dhe pa humbur kohë në të gjitha, seksionet tona, në një frymë të hapur demokratike do të bëhet diskutimi i gjerë dhe do ti përcillen organeve qendrore të partisë.
Duhet të merret mendim sa më i gjerë, të zgjedhim njerëzit më të besueshëm, më të zotë, njerëzit tek të cilët qytetarët kanë besim të madh në aftësitë e tyre drejtuese, në aftësitë e tyre menaxhuese. Ne shkojmë të sigurt drejt një fitoreje të thellë, drejt Shqipërisë blu, sepse ne në kontrast me flakët e pucit do tu paraqesim lagjeve, blloqeve, qyteteve, fshatrave të këtij vendi, alternativën më të shkëlqyer, më transformuese për qeveritarët e tyre vendorë.
Zonja dhe zotërinj anëtarë të Këshillit Kombëtarë, deputetë, të Partisë Demokratike.
Është jetike që të shndërrojmë këtë periudhë, në një periudhë debati të gjerë. Është vendimtare që të identifikojmë, të gjithë problematikën e komuniteteve aty ku jeni dhe këtë problematikë ne do ta shndërrojmë ne program. Objektivi ynë madhor është Shqipëria vend i zhvilluar. Brenda vitit 2017, nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri, vend të zhvilluar në qoftë se ne nuk kemi ndryshuar, në qoftë se ne nuk kemi mbështetur zhvillimin në të katër anët e vendit.
Filozofia jonë është, zhvillimi i qëndrueshëm, filozofia jonë është se ne nuk braktisim dhe nuk do të braktisim as edhe një pëllëmbë të këtij territori. Përkundrazi do të investojmë, do të qëndrojmë për zhvillimin e tij në të katër anët.
Shqipëria është vend i vogël, Shqipëria nuk ka tokë e territor për të braktisur. Kudo që banojnë shqiptarë, në çdo qoshe, ne do ta shndërrojmë atë në një qoshe shprese dhe asgjë më të rëndësishme nuk ka , sesa programi elektoral që do të përgatitet nga qeveritarët tanë vendorë. Ne do të bëjmë çdo gjë për tu paraqitur atyre programin më të mirë më realist, dhe ne shkojmë krenar dhe ballëhapur para tyre se ne kemi mbajtur zotimet tona. Ne jemi parti e votës së lirë, ne jemi parti e fjalës së mbajtur, e premtimit të mbajtur. Ne shkojmë të sigurt në këtë fitore, sepse ne sërish paraqitemi para shqiptarëve si koalicioni më i fuqishëm, më i gjerë, që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. Toleranca, mirëkuptimi, bashkëpunimi me forcat e tjera politike, ndarja me ta e zonave përzgjedhja në këshilla në proporcionet mbi, të cilat ekziston marrëveshja dhe në proporcionet e tjera me forcat e tjera, është një shtyllë tjetër, një garanci tjetër e fitores tonë të ardhshme në zgjedhjet e 8 Majit 2011, por ne ecim të sigurte në fitoren e 8 Majit, sepse ne në këto vite qeverisje, apo në qeverisjen tonë, kemi ndryshuar Shqipërinë dhe siç do të thoshte një senator i një vendi mik, më shumë se 30 mijë vijë vite të marra së bashku.
Ky vend në këtë qeverisje, ka njohur transformimet më të thella epokale, nga vendi më i izoluar në planet, në vend anëtar i NATO-s, nga vendi më i mbyllur në bunker, në vendin e qytetarëve që lëvizin të lirë sot në Europë. Nga vendi më i mjerë, në 3-4 vendet më të mjera të globit dhe sot është vendi që për të ardhurat për frymë lë prapa dy vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe ecën e sigurtë për të lënë pas vende të tjera. Nga vendi ku interneti, kompjuteri, ishin ekzotik, në vendin, që sot ka mesataren e penetrimit të internetit, të përafërt me mesataren Europiane. Nga vendi në një arsim në shpartallim të bazuar në doktrinë falsiteti, në një arsim modern që sot ka ndër përqindjet më të larta në botë, në ndjekjen e shkollave të mesme dhe në ndjekjen e universiteteve. Nga vendi i mbi 13 mijë. Që vini n nga mesjeta dhe para mesjeta, në vendin që brenda këtij mandati, në hark kohor 8 vjeçar ndërton dhe asfalton mbi 13 mijë kilometra rrugë, në vendin, që do të ketë infrastrukturën rrugore më moderne në rajon dhe në Europë. Në vendin që do të shkurtojë së paku me 50 % distancën me kryeqytetin nga të gjitha qoshet e tij.
Ne ecim të sigurtë se ne në këto 6 vjet, kemi ecur vite dritë larg asaj Shqipërie të 20 viteve më parë. Nga një ekonomi në katastrofë të vërtetë, për dy vite me radhe ne qëndrojmë ne krye të rritjes ekonomike në Europë, vitin e kaluar ne shënuam rritjen më të madhe në Europë dhe ndoshta në botë të eksporteve 62%, dhe kjo vetëm e vetëm për arsyen, se parimi mbi të cilat ne kemi vendosur ekonominë tonë, reformat të cilat ne kemi ndërmarrë, janë reformat e lirisë.
Kanë bërë që ky vend ti rezistojë krizës më të thellë ekonomike dhe financiare që bota ka njohur nga vitet 30 të shekullit të shkuar gjer më sot. Ne shkojmë të sigurtë, se e meritojmë plotësisht besimin e qytetarëve shqiptarë, sepse ne Shqipërinë që përpiqej, në kënetën e korrupsionit botërore, Shqipërinë, e cila renditej e 24 midis vendeve më të korruptuara të planetit , e kemi shndërruar në një histori suksesi, luftën e saj kundër korrupsionit.
Ne i themi zotërisë, i cili rendit i treti më i korruptuari në botë, për lejet e ndërtimit, se ky vend ka lënë prapa 95 vende, dhe si gur varri i rëndon, korrupsioni i tij me lejet e ndërtimit. Se ky vend, kjo qeveri, është qeveria e vetme në Europë, që në një hark kohor 5 vjeçar ka dyfishuar buxhetin, është qeveria e vetme në botë, që realizoi e para prokurimet elektronike 100% dhe që bëri që ky vend të qëndrojë 27 pikë më lart se mesatarja e vendeve të zhvilluara për regjistrimin e biznesit, të qëndrojë 5 pikë më lart, se mesatarja e vendeve të zhvilluara për investime. Ne shkojmë të sigurtë drejt një fitoreje të thellë, sepse Shqipërinë, e cila nuk ekzistonte në hartën e turizmit e shndërruam në destinacioni kryesorë turistik të botës dhe ky është realiteti ynë, kjo është vepra jonë.
Ja sepse ne, ecim të sigurtë në besimin e shqiptarëve, ne ecim të sigurtë drejt fitores se 8 Majit, sepse Shqipërinë e bandave, të Aldo Bareve, Nehat Kullave, Lul Berishave, Dokleve etj, ne i dhamë fund dhe e shndërruam në një vend ndër më të sigurtët në Rajon dhe në Europë. Këto ditë ju patë një raport të Bashkimit Evropian, për efiçencën e shkëlqyer të forcave të rendit të këtij vendi në luftën kundër drogës, trafikut e tregtisë së saj. Më e mira në rajon do të shprehje raporti, ndër më të mirët në Rajon dhe në Europë, shprehen shqiptarët për heronjtë e tyre, të cilët mbrojtën me një vendosmëri absolute kushtetutën, rendin kushtetues me 21 janar nga një grup kriminelësh, banditësh, mercenarësh, njerëz të drurit, të gurit, të hurit, të zjarrit që rrethuan një institucion kushtetues. Ne shkojmë të sigurtë në fitore, sepse në dëshmuan, se ne liritë tona, liritë e shqiptarëve, jemi të pathyeshëm. Shqiptarët kanë vlerësuar dhe do të vlerësojnë në tërë memorien dhe historinë e tyre forcën e pushtetit të këtij koalicioni dhe të kësaj partie, i bëri pluhur skenari i turpshëm, skenari i pucit, përpjekjet nga Edvin Rama dhe një grup edvinistësh, ruçër dhe gjinushër përreth tij, për të marrë pushtetin me dhunë. Për ti kthyer Shqipërisë netët më të zeza të historisë së saj.
Pra këto dhe shumë arsye të tjera, të cilat i japin qytetarëve shqiptarë besimin më të madh tek ky koalicion tek Partia Demokratike. Ndaj dhe ju bëj thirrje, të fillojmë me njëherë përpjekjet serioze për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm pasi këto janë përgjigja më e merituar ndaj flakëve të puçistëve, projekteve të tyre ogurzeza mbi këtë vend dhe mbi këtë popull.
Ne jemi të vendosur të ecim drejt zgjedhjeve të lira, ne jemi të vendosur të kapërcejmë çdo pengesë që puçistët mund të nxjerrin në zhvillimin e tyre, ne jemi shprehur dhe shprehim se ky ishte një grusht shteti, i cili kishte në aparencë një treshe aventuriere të dhunës. Edvin Rama-Gramoz Ruçi-Skënder Gjinushi, por kishte në prapaskenë dhe puçistë të tjerë, të cilët kishin vendosur, që me ëndrrën e mandateve të tyre të vjetruar dhe përmbysjen e shteti, të ndalnin votën e lirë.
Situata natyrisht është e ndërlikuar , puçistët bëjnë gjithçka për të bllokuar procesin e drejtësisë. Ne jemi përcaktuar qartësisht për një zgjidhje brenda institucioneve të pucit, dhe kjo jo se ne nuk disponojmë të dhëna të plota, se ku u morë vendimet për pucin, se kush ishte në këtë vendimmarrje, se cilat ishin detyrat e puçistëve, se cili ishte qëllimi i tyre me 21 janar, se cili është qëllimi i tyre sot dhe në vazhdim, por ne nuk konfondojmë dhe nuk do të konfondojmë dhe nuk do të na imponojnë dot të konfondojmë, individët puçistë me institucionet demokratike të këtij vendi. Absolutisht jo, ata janë një pasuri e madhe, e krijuar me mundim të madh, me përkushtim dhe ndershmëri nga qytetarët shqiptarë këto 20 vite. Ato janë shtylla të shteti demokratik, këtu qëndron dhe forca jonë. Forca jonë qëndron në institucionet e këtij vendi, nuk konfondojmë dhe nuk do të konfondojmë në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast institucionin me personin, por për transparencë, duhet tu them shqiptarëve në çdo vend të lirë të botës, kur një aventurier rrethon Këshillin e Ministrave të atij vendi për 5 orë dhe dështon , është drejtësia ajo, e cila flet dhe qeveria vazhdon axhendën, ky është rregulli i botës së lirë. Në rastin konkret institucioni i akuzës dëshmoi se nuk kishte vullnetin, ndaj dhe u bë e domosdoshme kërkesa për hetues, për prokurorë nga vendet mike. U shpreh besim i plotë për këtë proces, sërish ekziston besim i plotë dhe dua tu informoj ju dhe qytetarët shqiptare, se çdo ditë, shokët dhe shoqet e bulevardit, kështu po i quaj, po bëjnë gjithçka për të bllokuar këtë proces. Pse e bënë këtë, sepse kanë tmerr dhe frikë nga vetja e tyre, kanë tmerr dhe frikë nga vepra e tyre, kjo është e vërteta, por ata që përpiqen të bllokojnë një proces për të cilin kërkon çdo shqiptarë dhe e kërkojnë të gjithë miqtë e Shqipërisë, partnerët e saj, ata vetëm sa provojnë se cili ka qenë rroli i tyre me 21 Janar, por nuk do të mund ta ndalojnë. Në këtë proces dhe në këto zhvillime, preokupimi për Shqipërinë ka qenë botërorë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka një vend kryemik, Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë historike në këto momente. Ju garantoj se nuk kam ndihmuar aspak, dhe nuk janë nisur kurrë të ndihmojnë pavarësisht qeverinë, ndonëse e kanë shprehur qartë si kristali se ti je partneri ynë, miku i këtij vendi dhe që ne mbështesim të gjithë përpjekjet tuaja për reformat dhe çdo gjë tjetër, por angazhimi i tyre ka qenë i plotë për të ndihmuar një popull mik për të ndihmuar një shoqëri të lirë.
Në këtë angazhim natyrisht e kam theksuar dhe njëherë, ajo që shqiptareve mund tu duket si ndërhyrje, e vërteta është pak ndryshe. E vërteta është se në këtë progres të gjithanshëm të këtij vendi, taksapaguesit e tyre qeveritë e tyre janë aksionerë të vërtetë, kanë derdhu në këtë vend miliarda euro e dollarë, që ne të shkëputemi nga ajo katastrofë që trashëguam dhe të ecim në rrugën e zhvillimit, por mbi të gjitha me këto vende ne na bashkojnë vlerat që na ndajmë, ndaj dhe dua tu shpreh mirënjohjen më të thellë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadës së SHBA në Tiranë, dua ti shpreh mirënjohjen më të thellë Bashkimit Evropian, përfaqësive të tyre, vendeve anëtare të NATO-s, OSBE-së, kryetarit të radhës, të cilët kanë bërë gjithçka që të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize të krijuar nga grushti i shtetit.
Për ju të dashur anëtarë dhe anëtare, deputet të Partisë Demokratike dhe për të gjithë shqiptarët dua të theksoj dy momente. E gjitha kjo që ndodhi, të gjithë këtë që bëri, zoti Rama e pagoi në një pseudo ngjarje, në një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë. Për 18 muaj u tha miliona herë shqiptarëve, se Partia Demokratike ka vjedhur votat. Erdhi momenti dhe numërim ishte hetimi që bëri prokurori i Shkodrës në zonat e akuzuar nga opozita që faktoi se në Shqipëri ishte bërë numërimi më i saktë që mund të bëhet mbi dhe, se në zgjedhjet e qershorit 2009, numërimi ishte më precizi, më i sakti që është bërë në ndonjë vend dhe kjo absolutisht jo se ne jemi njerëz të precizonit, jo, nuk mund ta them këtë megjithë dëshirën që kam, por sepse sistemi që përdorëm ne dhe rregulli i vetos bënë që në ato qendra të prodhohen të realizohet numërimi më i saktë, në mijëra e mijëra vota lëvizi vetëm një votën nëse ishte apo jo e vlefshme.
Kjo përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë dhe puci i 21 Janarit u bazuan në një ngjarje fallto, që sipas tyre kryeministri i vendit ishte implikuar në një kontratë koncesionesh dhe u faktua se nuk bëhej kurë fjalë për këtë.
Ai që kthehu partin e tij në parti dhunë, siç ka qenë. Ai i ka bërë asaj një dëm të pallogaritshëm, natyrisht dhe vendit nuk mund të them jo. Shqiptarët e kanë dëgjuar nuk mund të them jo, në mënyrën më të përsëritur dhe ndoshta ka pasur prej tyre që mund të kenë thënë me vete Sali mos e përdor kaq shpesh fjalën bllokmenët e rinj, por unë dua ti garantoj qytetarët e këtij vendi, se nuk kam bërë kurrë këtë nisur parësisht nga atësia e tyre, jo. Unë i jam përmbajtur dhe i përmbahem ligjit, që djali nuk është kurrë përgjegjës për të atin. Nuk e kamë bërë këtë as një qeniet as nga biologjia, por e kam bërë këtë për një arsye themelore, për raportin e tmerrshëm që këta shokë kanë me votën e lirë. Ky grup i ngushtë pasardhës të nomenklaturës së vjetër, duke u përpjekur me të gjitha mënyrat të shkelmojnë mbi votën e lirë të shqiptarëve , me bindjen me kohë se mund të bëjnë çdo gjë por jo të njihnin atë.
Unë e dija se ata do të sulmonin kryeministrinë, i dija të gjitha përgatitjet e tyre, por e dija gjithashtu se do të dështonin me turpin më të madh siç dështuan , sepse çdo gjë e bazuar në akuzat ndaj votës së lirë të shqiptarëve. Kjo është arsyeja të dashur qytetarë dhe qytetare, që unë me mijëra e mijëra herë i kam cilësuara ata si bllokmen të rinj. Por ka edhe një moment të dytë, që fakton të drejtën, të vërtetën , thelbin e tyre po në këtë linjë, shqiptarët në datat 24 e deri më 27 Janar panë sesi u rikthye në Partinë Socialiste në raport me komunitetin ndërkombëtarë vitet 80 të Partisë së Punës së Shqipërisë, pasi ndërpreu marrëdhëniet me Kinën, paranojaku Enver Hoxha, kishte vetëm një përgjigje , jo, të gjithë botës. A nuk u zhvillua ky skenar , kjo shfaqe me shëmtinë më të madhe, me datat 24 e deri më tani nga Edvin Kristaq Rama dhe puçistët e tjerë që janë prapa tij. Cila ishte kërkesa? Të shtynte një miting, kaq ishte. Siç është bërë e ditur këtë kërkesë ia bëri e gjithë bota, por ata që e rikthyen Partinë Socialiste në parti dhune e rikthyen tani në një instrument, në një mburoje të krimit të tyre të shëmtuar dhe gjetën, të gatshëm platformën e atit të tyre shpirtëror, Jo, ndaj të gjithë botës. Por në rast se këta aventurier u përgjigjen me jo ndaj gjithë botës, shqiptarë reaguan ndryshe. Shqiptarë u distancuan, u larguan prej tyre dhe së bashku me qytetarët shqiptarë, qindra dhe mijëra votues socialiste.
Ne, jemi të bindur se kjo situatë e vështirë, do të kapërcehet dhe se demokracia shqiptare, vlerat e demokracisë, qëndrimi i formuar dhe konsoliduar demokratik i qytetarëve shqiptarë, nuk do të mundet kurrë të mbi kapërcehet nga një grusht dhunuesish të rendit kushtetues, një grup puçistësh. Ndaj dhe ju bëj thirrje të gjithë qytezave shqiptare pavarësish nga bindjet e tyre politike, pro që i besojnë pluralizmit dhe demokracisë të japin dhe ata kontributin e tyre në zhvillimin e këtij procesi zgjedhor si mekanizmi më i rëndësishëm për të konsoliduar më tej demokracinë shqiptare, si procesi më jetik për të arkivuar në analet e zeza të historisë shqiptare flakët e pucit të 21 Janari, si dëshmia më madhore e besimit të tyre, tek vlerat e demokracisë, tek ardhmja, tek Shqipëria Europiane tek integrimi i vendit në Europë. Si prova më e qartë se shpresën e tyre nuk ka forcë që ta rrënojë se ata janë të vendosur të ndërtojnë të ardhmen. I garantoj edhe një herë se kjo qeveri, do të bëjë të gjitha përpjekjet për procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
***
Ne shkojmë në këto zgjedhje në një infrastrukturë më moderne në Europë dhe në botë, ne shkojmë në këto zgjedhje pasi kemi votuar në qershor të vitit 2009 për zgjedhjet politike të lira dhe kemi realizuar numërimin më të saktë që mund të ekzistojë. Ne shkojmë në këto zgjedhje me alternativën më të mirë, për çdo qytetar për çdo komunitet të këtij vendi.