English

Obama: Mubarak të kalojë qetësisht pushtetin

Uashington, 6 shkurt 2011, NOA- Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka lëshuar një deklaratë lidhur me situatën në Egjipt, ku është shprehur se, “Presidenti egjiptian Hosni Mubarak duhet të ndërmarrë një kalim të rregullt dhe paqësor të pushtetit, duke filluar menjëherë”.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se Presidenti Obama i bëri komentet dje gjatë bisedave telefonike me Kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me Princin e Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed.

Në një deklaratë të qeverisë britanike thuhej se zoti Kameron dhe zoti Obama janë dakord se Egjipti ka nevojë për një plan të qartë dhe të besueshëm për ndryshime politike sa më shpejt që të jetë e mundur.

a.y/NOA

KOMENTE