Tiranë, 6 Shkurt 2011 NOA – Masat ajrore te qëndrueshme parashihet të mbeten të pranishme sot në këtë ditë të parë të javës mbeten në të gjithë rajonin dhe Gadishullin e Ballkanit.
Për rrjedhoje edhe ne territorin shqiptar do te dominoje moti i kthjellet ne te gjithe vendin.
Ne mesdite vranesirat do te kalojne neper te gjithe territorin shqiptar. Qytetet qe do te kene vranësira jane Korça, Erseka, Bilishti si edhe qytetet veriore: Bajram Curri, Puka, Peshkopia.
Ndersa me diell do te jene zona e ulet Tirana, Elbasani, Fieri dhe Lushnja si edhe riviera shqiptare.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb edhe ne pjesen e dyte e dites zonen malore do te mbeten me kthjellime dhe vranësira te lehta. Ndersa zonat e ulta dhe ato bregdetare do te vijone me Mot te Kthjellime ne shoqerine e diellit.
Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do te dominoje vendin deri ne ne mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne vlerat e mëngjesit, por mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim perendimor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne det te mbetet i ulet.
Europa
Ne Europen Juglindore do te pozicionohen qendra me presion te larte atmosferik shoqeruar nga nje front i ngrohte i cili shtrihet nga spanja dhe deri ne perendim te gadishullit te Ballkanit dhe per pasoje te gjitha keto zona do te dominohen nga moti i kthjellet.
Po ashtu me mot te qendrueshme do te jete qendra e kontinentit si edhe nje pjese e Europes Lindore.
Por problematike ne keto zona do te jete serish mjegulla e dendur ne oret e para te dites. Ndersa ne Europen Perendimore dhe Veriore do te dominojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe te debores.
Këtu do të veçonim Ishujt Britanike dhe vendet Nordike te cilet do te marrin sasi te medha shiu dhe debore.
Problematike do te mbetet situata ne vendet e Balltikut pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intensitet te larte.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Britania alarmon per reshje shiu dhe debore te dendur;
Polonia do te rrezikohet nga reshje te dendura shiu dhe debore;
Vendet Nordike alarmojne per debore te dendur dhe ere te forte;
e.t/NOA