Tiranë, 6 Shkurt 2011, NOA – Gazetat e sotme pasqyrojnë zhvillimet e ditës së djeshme në lidhje me ngjarjet e datës 21 janar. Një vend kryesor zë lajmi i vdekjes së demonstruesit nga Lezha, Aleks Nikaj, i cili ndërroi jetë dje në një spital të Turqisë. Një tjetër argument në lidhje me 21 janarin është dhe debati mes Prokurorisë dhe Gardës për mos dorëzimin e serverit të urdhrave të Gardës më datën 21 janar.
Gjithashtu gazetat pasqyrojnë dhe intervistën e ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ku deklaron se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në vitin 2013. Argument tjetër është dhe plagosja e Filip Gjeloshajt në mbrëmjen e djeshme.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin, “Zhduket serveri i urdhrave të 21 janarit”, i cili flet për përpërlsjen e fundit mes Gardës dhe Prokurorisë për ngjarjen e demonstratës së datës 21 janar dhe mos dorëzimin e materialeve nga ana e Gardës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Vdes Aleksi, i katërti i 21 janarit, djalë i vetëm, baba i dy fëmijëve”, “Juri qeveritare për të sjellë në Tiranë Lady Gaga.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor intervistën e ambasadorit amerikan në lidhje me sirtuatën në Shqipëri; “Qeveritë nuk ndryshohen me protesta, për hetimet e vërteta mbështesim Prokurorinë”.
Një tjetër artikull është dhe ai për vdekjen e demonstruesit të datës 21 janar në një spital në Turqi; “Vdes i katërti, Garda i fsheh urdhrat Prokurorisë”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Konsulli grek: Korça është Vorioepir, mos kini frikë të regjistroheni”, “Atentati, plagoset Filip Gjeloshi, miku i Zani Caushit”, “Gruaja e Selman Stërmasit: Ju tregoj sherrin me Fiqirete Shehun në stadium”.
"Gazeta Shqiptare " ka si argument kryesor ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë; “Atentat të fortit të Tropojës, plagoset Gjeloshi qëllohet me pistoletë pesë herë”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të gazetës “Vdes Aleks Nika demonstruesi i katërt”, “Konsuli grek, të ringremë edhe një herë Vorio Epirin”, “Skandali, harrohen në port depozitat e karburanteve”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin “Vdes i katërti i demonstratës” i cili flet për vdekjen e Aleks Nikajt në një spital në Turqi.
Vijojnë disa tituj të tjerë të gazetës: “ Kastriot Isalmi: Ndal radikalizmit të PS”, “Kryeministri, megakoncert për të harruar 21 janarin”, “Arvizu: Mbështesim fort Prokurorinë e Përgjithshme”, “Konsulli i Greqisë në Korçë: Vllehët janë grek”.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “SHBA Shuplakë Ramës, zgjedhjet në vitin 2013”, i cili pasqyron intervistën e ambasadorit të SHBA-së për situatën politike në vend.
Vijojnë disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete; “Burgaj, 321 elementë të dhunshëm dhe me precedentë penal në demonstratë”, “Bllokohet sheshi Skënderbej, si devijohet trafiku”, “Burgaj: Në planet e 21 janarit ishte dhe sulmi ndaj LSI”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 6 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k/NOA