Tiranë, 6 shkurt, NOA - Partia Demokratike do të mbledh sot Këshillin Kombëtar pas një periudhe të gjatë kohore, ku strukturat partiake nuk ishin mbledhur. Mbledhja e forumit të lartë të PD-së pritet të diskutojë për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Sipas njoftimit të PD-së, mbledhja do të nisë në orën 11:00 në selinë e PD-së. Takimi i anëtarëve të Këshillit të PD-së do të drejtohet nga Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Pritet që Këshilli të vendo dhe afatet për kandidaturat për zgjedhjet vendore. Ndërkohë që do të përcaktohen edhe kriteret e koalicionit. Me interes priten edhe zhvillimet e brendshme të PD-së, duke qenë se prej një viti forumet e partisë nuk janë mbledhur në mënyrë të rregullt.
Këshilli Kombëtar u zgjedhur në Kuvendin e IX-të të PD që u zhvillua më 14 dhjetorit 2009.
a.k/NOA