English

Përplasi kalimtarin, pranga autorit të larguar nga vendi

Fier, 6 shkurt 2011, NOA- Një qytetar nga Lusnja ka rënë në prangat e policisë pasi largimit nga vendi ku aksidentoi një 56 vjeçar.

Apostol Bita quhet autori i aksidentit dhe si rrjedhojë e punës nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore të Fierit, u bë edhe arrestimi në flagrancë i 43 vjeçarit, banues në fshatin Rremas të Lushnjes.

Bita akuzohet për veprat e “Shkeljes së rregullave të qarrkullimit rrugor” dhe ”Largim nga vendi i aksidentit”.

Burime zyrtare nga polica e Lushnjes, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA se, arrestimi i Bitës erdhi pasi në rrugën rurale Lushnje-Bedat, ne fshatin Mertish, duke drejtuar mjetin autobus tip ”BENZ” me targë LU 1802 C, ka goditur me pasqyrë shtetasin B.Buzi, 56 vjeç, i cili po ecte në këmbë jashtë rruge.

Më tej po të njëjtat burime sqarojnë se drejtuesi i mjetit mbas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, por shumë shpejt është identifikuar dhe kapur nga forcat e policisë, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin e qytetit të Lushnjes.

Si pasojë e aksidentit Buzi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

a.y/NOA

KOMENTE