Tiranë, 6 janar, NOA – Pritet të mbërrijë sot rreth orës 13:00 trupi i pajetë i Aleks Nikës, demonstruesit që u plagos në demonstratën e datës 21 janar në Tiranë. Nikaj u nda nga jeta dje në Turqi, pasi plaga që kishte marrë në kokë e bëri të pamundur shpëtimin e tij edhe pas ndërhyrjes së mjekëve më të specializuar.
Aktivoli me trupin e Nikajt pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Është parashikuar që në Rinas, veç të afërmëve të tij, të jenë dhe deputetë dhe drejtues të Partisë Socialiste dhe Opozitës së Bashkuar. Ndërkohë që homazhe do të bëhen në qytetin e Lezhës.
36-vjeçari Nikaj nga Lezha është viktima e katërt e demonstratës së datës 21 janar. Ai u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar. Tre demonstrues vdiqën në gjatë demonstratës të qëlluar me plumba; Hekuran Deda nga Dibrra, Ziver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra dhe Faik Myrtaj, 50 vjeç nga Fieri.
a.k/NOA