Tunizi, 6 shkurt, NOA - Policia tuniziane ka qëlluar për vdekje të paktën dy persona gjatë një proteste në qytetin veriperëndimor të Kefit.
Oficerët hapën zjarr, pasi një turmë sulmoi dhe dogji një stacion të policisë, duke kërkuar dorëheqjen e shefit të policisë, të cilin e akuzonin për shpërdorim të pushtetit, transmeton BBC.
Sipas raporteve të pakonfirmuara, edhe dy persona të tjerë kanë vdekur gjatë rrugës në spital.
Protestat në Tunizi, të cilat çuan në përmbysjen e presidentit Zine el-Abidine Ben Ali, janë parë si inspirim për trazirat e tanishme në Egjipt dhe për protestat në vendet e tjera të rajonit.
NOA/BCC