Kukës, 6 shkurt 2011, NOA- (Update) Pak minuta më parë ka ndërruar jetë 72 vjeçarja e cila u aksidentuar rreth orës 19.30 në qendrën e qytetit të Kukësit.
Ky aksident erdhi pasi një makinë tip “Passat” përplasi dy këmbësore në qendër të qytetit.
Viktima mban inicialet E.Shllaku, ndërsa e aksidentuara tjetër mban inicialet Z.Mata dhe është e moshës 50 vjeç.
Në momentin e aksidentit dy gratë ishin duke kaluar rrugën dhe mësohet se automjeti menjëherë sapo ka bërë aksidentin është larguar nga vendngjarja duke i lënë të aksidentuarat në gjendje kritike për jetën.
Sapo u sinjalizua për rastin policia nisi punën për identifikimin, gjetjen dhe ndalimin e autorit të aksidentit.
Por edhe pse njëra nga të aksidentuarat humbi jetën, autori i aksidentit vazhdon të jetë ende i lirë.
a.y/NOA