English

Zvicër, harron të paguajë taksën vendore: i vrasin qenin

Reconvillie (Zvicër), 6 Shkurt, NOA- Rreptësia ligjore zvicerane nuk ka kufij. Por këtë herë në kurriz të një të qeni të pafajshëm, i cili është vrarë nga autoritet zvicerane pasi ka “shkelur” ligjin në Reconvillier.

"Ndëshkimi", u njoftua nga Flavio Torti, kryetari i bashkisë së Reconvilier, një qytet i vogël me 2.400 banorë. Frymëzuar nga një studim i komitetit të financave komunale, kryetari i bashkisë ishte në dijeni se në mesin e taksave më të shmangura në juridiksionin e saj ishte pikërisht ai i posedimit të qenve.

Pronarja e qenit Marilena Lannotta, një shtetase italiane, kishte harruar të paguante taksën vendore mbi pronësinë e kafshëve, një taksë e cila arrinte në 50 franga zvicerane, pak më shumë se 38 euro. Agjentët zviceranë, ka thënë i vëllai i saj nuk kanë dashur të dëgjojnë, por e kanë marrë qenin pavarësisht se ajo kishte afruar menjëherë pagesën e taksës.

a.e./NOA

KOMENTE