Gjirokastër, 7 shkurt, NOA – Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lazarat. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se viktima është Bashkim Çavani nga qyteti i Libohovës.
Ende nuk dihet mosha e saktë e viktimës. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pas humbjes së kontrollit të mjetit. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Goditja ka qenë fatale për Çavanin, i cili ka humbur jetën menjëherë.
Policia dhe ndihma e shpejtë e shkuar menjëherë në vendngjarje.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se aktualisht ekspertët e policisë rrugore janë duke hetuar për shkaqet që kanë sjellë devijimin e drejtimit të mjetit. Pritet që Policia e Gjirokastrës të dalë me një deklaratë në lidhje me aksidentin, ku do të jap dhe detaje për ngjarjen.
a.k/NOA (vijon....)