English

“Arrest shtëpie” për Delijorgjin dhe Pinarin

Tiranë, 7 shkurt, NOA – Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari do të qëndrojnë në arrest shtëpie. Kjo është masa që ka dhënë gjykata sot për dy personat e arrestuat për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Me arrest shtëpie është lënë dh i dënuari tjetër Sokol Ngjeci. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës pas një sërë seancash maratonë, të këtij gjyqi.

Sipas gjykatës për të arrestuarit kanë mbaruar afatet përfundimtare të paraburgimit dhe çështja ndaj tyre do të vazhdojë duke me masën “arrest shtëpie”.

Pak ditë më parë u la me arrest shtëpie dhe Dritan Minxholli. Delijorgji ishte administratori i firmës që kryente demontimin e armëve në Gërdec, ndërsa Ylli Ponari drejtor i kompanisë shtetërore që kryente shitjen e armeve.

a.k/NOA

KOMENTE