Tiranë, 7 shkurt, NOA – Ditën e nesërme, ora 10.00, kryeministri Berisha do të presë
kontigjentin e trupave shqiptare që kthehen nga misioni në Afganistan.
Takimi i parashikuar bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ai do të zhvillohet në ambjentet e Kryeministrisë.
Vetëm para pak ditësh, drejt Afganistanit u nis një kontingjent i ri me trupa paqeruajtëse shqiptarë, të cilët do të operojnë nën komandën italiane.
Eshtë bërë tashmë traditë që komandot shqiptare kur nisen, por edhe kur kthehen nga vendet ku ushtrojnë misionin e tyre, të priten nga personalitete të larta shtetërore.
n.e/NOA