English

Demonstrata, Nard Ndoka paditet nga policia

Tiranë, 7 shkurt, NOA – Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për ngjarjet e datës 21 janar. Rreth orës 11:00, Ndoka ka dhënë versionin tij për dhunën dhe viktimat e demonstratës. Pas daljes nga prokuroria e Tiranë, Ndoka bëri publike dhe padinë e policisë për thirrje për protesta të dhunshme.

“Citohesha në një gazetë të përditshme që unë kam ftuar qytetarët për të marrë pjesë në demonstratë dhe për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme cilësoheshin sipas policisë grusht shtetit”, tha për mediat, Ndoka pas daljes nga prokuroria. Ai ka theksuar se në prokuroi është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjet e datës 21 janar, por edhe është pyetur për padinë që i ka bërë policia.

Ai e ka cilësuar absurde dhe jo logjike akuzën e policisë. “Policia është në vështirësi profesionale. Çdo drejtues i policisë duhet të skuqet nga akuza të tilla, pavarësisht akuzave dhe urdhrave që kanë marrë. Janë në vështirësi edhe nga ana morale dhe njerëzore”, tha sot Ndoka.

a.k/NOA

VIDEO:

[media id=86 width=620 height=440]

KOMENTE