English

Drejtuesit e “Top Gear”: Shqipëria, fole e mafies së makinave

Londër, 7 shkurt 2011, NOA - Drejtuesit e emisioni të njohur për automjetet “Top Gear” e kanë shkelur etikën e humorit anglez në dokumentarin e transmetuar në “BBC” për vizitën e tyre në Shqipëri.

“Shqipëria është një fole e mafies së makinave”, ky ka qenë komenti që ka bërë drejtuesi i emisionit, Xheremi Klarkson pas komenteve mbi Shqipërinë.

Është media angleze ajo që e ka cilësua shprehjen si gafën e radhës së drejtuesit ironik të emisionit, duke marrë shkas dhe nga problemet që Klarkson hapi një javë më parë me Meksikën. Ndaj një deklaratë më të butë, ambasadori i Meksikës reagoi ashpër duke i cilësuar shprehjet ofenduese për banorët e vendit të tij.

Ndërkohë që gazeta “The Guardian”, thekson se nga ambasadori shqiptar në Londër nuk ka pasur një koment për ketë shprehje. Madje theksohet se “ambasadori vetëm ka ngritur supet ndaj një shprehje të tillë”.

Pak ditë më parë stafi i “Top-Gear” ishte në Shqipëri, në Sarandë dhe në rivierën e vendit, ku zyrtarisht thanë se do të testonin disa makina.

Në komentin që Klarkson bëri për Shqipërinë nuk e ka kursyer edhe me tej ironinë, duke u sugjeruar se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët. “Me sa duket, ajo duhet të ndodh është që shqiptarët të shkojnë në Angli, të gjejnë një punë, të blejnë një makinë dhe pastaj ta sjellin atë në vend”.

Klarkson i referohet makinave të shumta luksoze me targa angleze që gjenden në Shqipëri. Madje ai përmend dhe historinë e një ministri, makina e të cilit kishte dalë e vjedhur pas kontrollit në një pikë kufitare.

“The Guardian” shkruan se është me fat që sharje të tilla diplomatët shqiptarë i kanë marrë me me sportivitet sesa homologët e tyre meksikan.

Megjithë ironinë dhe shakatë e tepruar, në faqen e emisionit në “Twiter”, ka pasur mjaft komente pozitive. Madje një pjesë të anglezëve u është dukur interesante ideja për të vizituar Shqipërinë duke parë xhirimet e “Top Gear.

a.k/NOA

KOMENTE