English

Edi Rama goditet me shami në varrimin e Aleks Nikajt

Lezhë, 7 Shkurt 2011 NOA/ Update – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, goditet lehtë me shami nga një prej familjarëve të Aleks Nikajt i cili sot u përcoll për në banesën e fundit.

Sikundër shihni në këto foto, Rama është qëlluar me shami nga motra e Aleks Nikajt gjatë funeralit. Ajo iu afrua duke e qëlluar lehtë kryesocialistit në shenjë dënese për humbjen e Aleksit 36 vjeçar.

Kurse e ëma e vajzës dhe Aleksit, iu drejtua Ramës me fjalët: "Kriminel. Ç'janë këto lule, më vrave vëllanë!".

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar të PS morën pjesë sot në homazhet dhe ceremoninë e varrimit të të riut Aleks Nikaj, ku i kanë ofruar familjarëve ngushëllimet e tyre.

I riu nga Lezha vdiq ditën e shtunë në një spital turk si pasojë e plagës së marrë në demonstratën e 21 janarit.

Vdekja e 36 vjeçarit Nika, baba i dy fëmijëve, e çon në katër numrin e viktimave të së premtes 21 janar.

e.t/NOA

VIDEO:

[media id=87 width=620 height=440]

KOMENTE