English

Familjarët e Gërdecit: Drejtësia i dëshpëroi shqiptarët me lirimin e të pandehurve

Tiranë, 7 shkurt, NOA – Drejtësia i dëshpëroi shqiptarët me vendimin për lirimin e të pandehurve të çështjes “Gërdeci”.

Kështu është shprehur avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija duke pohuar në këtë mënyrë qëndrimin e tyre pas komunikimit të vendimit të gjykatës së Tiranës për dërgimin në shtëpi të të pandehurve të Gërdecit, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi.

Sipas tij, përveç tyre, duhet që të dalë para drejtësisë edhe ministri Fatmir Mediu, për të dhënë llogari mbi përfshirjen e tij në tragjedinë e tre viteve më parë.

“Pozicioni i politikës ishte i paqartë për çështjen”, tha më pas Matlija.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha sot vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, duke vendosur “arrest shtëpie” për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjeçin.

n.e/NOA

KOMENTE