Paris, 7 shkurt, NOA - "Më erdhi keq për të, pasi më kërkoi ta mbaja në punë se ndihej i pashpresë dhe vendosa ta mbaj si vartësin tim”.
Këto fjalë ka thënë Aleksandri 50-vjeçar, i cili këto ditë u bë njeriu më i përfolur në Francë, falë fitimit të plot 10 milionë eurove në një llotari.
Papritmas, nga një i pushuar nga puna për shkak të falimentimit të firmës, ai u bë një miliarder.
E megjithatë, duket se e ka dashur shumë kompaninë ku punonte, pasi vendosi që ta shpëtojë atë nga falimentimi, të bëhet drejtor i saj dhe ish-shefin e dikurshëm, ta mbajë në punë si vartësin e tij.
n.e/NOA