English

Gary Moore, një humbje për muzikën

Gary Moore, kitaristi i njohur i muzikës bluz dhe rock ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare. Rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta.

Menaxheri i grupit irlandez Thin Lizzy të rrokut, grup me të cilin Gary Moore u bë i njohur, tha se trupi i tij pa jetë u gjet në një hotel luksoz në Costa del Sol të Spanjës. Moore ndodhej atje me pushime.

Gary Moore nuk është si shumë kolegë të tjerë viktimë e jetës rock`n roll, me alkool dhe drogra - Kolegu i tij Eric Bell thotë:

"Ai ishte djalosh i shëndetshëm". Edhe Brian Doëney, bashkëpunëtor i vjetër i tij, e përshkruan kështu shokun: "Unë nuk mund ta besoj që ai nuk ekziston më". Kitaristi pasardhës në grupin Thin Lizzy, Scott Gorham deklaroi: "Ishte nder i madh të dilje me të në skenë".

[media id=93 width=620 height=440]

Moore i lindur në vitin 1952 në Belfast fillloi të luante kitarë në moshën tetëvjeçare. Që në vitin 1969 ai filloi të fitonte para me muzikën e tij së bashku me Phil Lynott-in e grupit irlandez Thin-Lizzy.

Krahas bashkëpunimit në këtë grup ("The Boys are Back in Toën", "Whiskey in the Jar") Moore punoi ndër të tjera edhe me ish - beatles-in George Harrison, me Beach Boys dhe me Ozzy Osbourne.

Së fundi Moore, bëri karrierë si këngëtar dhe kitarist solo duke e ndryshuar disa herë stilin e muzikës nga hardrock në heavy metal. Në fund ai iu kthye bluzit, pasi luajti në vitet 90-të shumë ritme Drum n'Bass.

[media id=92 width=620 height=440]

KOMENTE