English

Irani censuron dhe të ngrënit: Ndal picave dhe fast food-eve!

Teheran, 7 shkurt, NOA - Në programet e kuzhinës, në televizionet iraniane është e ndaluar rreptësisht shfaqja e recetave ushqimore të huaja.

Sidomos pica dhe fast-foodet janë mjaft të dënueshme nëse ato shfaqen në ekranet iraniane, si një shenjë simbol e perëndimit.

Kuzhina italiane sidomos, është vënë në shënjestër, duke shembur çdo restorant ekzistues apo revistë që vë ndonjë foto makaronash apo pice.

"Tani e tutje, janë të ndaluara programet që mësojnë sesi të përgatisim ushqimet e të huajve", tha Ali Darabi, i TV satelitor në Republikën Islamike Iraniane.

Darabi nuk ka shpjeguar arsyet e vendimit, por sipas tij, ky është një veprimi që ndërmerret kundër atij që autoritetet iraniane e quajnë "pushtim kulturor", në veçanti atij që vjen nga Perëndimi. n.e/NOA

KOMENTE