Venecia, 7 shkurt, NOA - Në emër të trashëgimisë historike, drejtuesit lokalë të qyteteve italiane kanë dalë me vendimin e ndalimit të nderjes së rrobave nëpër dritare.
Të gjithë e dimë se shumë qytete në Itali, përdorin mënyrë tradicionale të nderjes së rrobave nga njëra dritare me atë që gjendet përballë saj, duke patur poshtë tyre rrugën e përbashkët me kalldrëm.
Por një gjë e tillë, sipas specialistëve lokalë, duket e dëmton dekorin e këtyre qyteteve, ndaj rekomandohet që kjo gjë të mos përdoret më nga amvisat.
Sipas tyre, nuk është aspak e vërtetë se veshjet e ndëra në dritare konsiderohen si pjesë e peizazhit italian, pothuajse e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit. Madje ata kanë marrë edhe vendimin që muret e ndërtesave të vjetra të mos lejohet të lyhen me ngjyra të errëta, siç është e kuqja.
n.e/NOA