Tiranë, 7 shkurt, NOA – Një 33 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për mbajte të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Ervin Qemal Leli, banues në Tiranë.
Leli u arrestua në datën 4 shkurt, rreth orës 13.10, afër Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë iu gjet në xhepin e xhupit 0.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “heroinë”, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Pas verifikimeve të para policia vendosi ta lërë të lirë Lelin, por duke vazhduar ndjekjen penale. Policia ja ka kaluar materialet në ngarkim të Lelit prokurorisë.
a.k/NOA