English

Krasic nuk do të nisë titullar kundër Interit

Torino, 7 Shkurt NOA - Juventus është duke shijuar fitoren e fundit kundrejt Cagliari dhe po mendon për sfidën e vështirë të javës së ardhshme kundrejt zikaltërve të Interit. Me siguri, mund të themi se kjo ndeshje vjen në një moment pa impenjime për bardhë e zinjtë, ku duke veçuar lojtarët që do të jenë të impenjuar me përfaqësueset përkatëse, mund të pushojnë deri ditën e martë.

Në veçanti është për tu përmendur rasti i talentit serb, Milos Krasic, i cili me shumë mundësi nuk do të nisë ndeshjen nga minuta e parë. Delneri, duke marrë parasysh që Krasic do të jetë i impenjuar me kombëtaren serbe, nuk ka ndërmend të rrezikojë duke e aktivizuar atë që në fillim të sfidës dhe kjo si rrjedhojë e gjendjes fizike që nuk mundtë jetë në maksimumin e mundshëm.

r.b/NOA

KOMENTE