Tiranë, 7 shkurt, NOA – Konferenca e Kryetarëve diskutoi sot dhe miratoi në unanimitet kalendarin 3-javor të punimeve përgjatë datave 7-24 shkurt.
Mbledhja u zhvillua pa praninë e opozitës, nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Ndërkaq, të pranishmit e tjerë në këtë takim ishin kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Lefter Koka, nënkryetari i Kuvendit Adrian Turku, kryetarët e komisioneve parlamentare, ai komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Ilir Rusmaili, i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Leonard Demi, kryetari i komisionit të Politikës së Jashtme Fatos Beja, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Edmond Spaho, si dhe kryetari i komisionit të Veprimtarisë, Tregtisë dhe Mjedisit Jemin Gjana.
n.e/NOA