English

Lily Allen, martesa më 11 qershor

Angli, 7 Shkurt NOA - Më në fund është fiksuar dhe data e martesës mes Lily Allen dhe Sam Cooper: 11 qershor. Ceremonia do të zhvillohet në një kishë të vogël pranë shtëpisë së këngëtares dhe do të jetë mjaft intime.

“Nuk dua një martesë të madhe - ka thënë një i brendshëm i Daily Mirror – Lily preferon që të jetë i pranishëm vetëm një grup i vogël miqsh dhe familjarësh. Ajo dhe Sam janë me të vërtetë të lumtur dhe do të martohen pranë shtëpisë së tyre në Cotswolds. 25-vjeçarja popstar dhe Cooper, 35 janë fejuar zyrtarisht gjatë pushimeve në Bali, vetëm disa javë pasi pësoi humbjen tragjike të foshnjës në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Allen, pas takimit me Sam në korrik 2009, menjëherë tha: Më trajton mua ndryshe nga të tjerët dhe kujdeset për mua gjithmonë. Kjo është ajo që kam kërkuar gjithmonë tek partneri. Nuk kemi pasur asnjëherë mosmarrëveshje dhe nuk ka asgjë tek ai që më pengon mua.

r.b/NOA

KOMENTE