Tiranë, 7 shkurt, NOA - Forcat e Policisë kanë arrestuar dje një 59-vjeç për tregëtim të mallrave pa etikete dhe pa pulla fiskale. Personi i arrestuar është Klement Petro Piro, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Merlot i Vjetër”. Gjatë këtij aksioni është arrestuar dhe më pas është lënë në ndjekje penale i lirë, Bujar Adem Haxhaja, vjeç 45, banues në Shkodër. Haxhija, dje rreth orës 10.00, në rrugën “4 Dëshmorët”, është kapur në flagrancë pranë banesës së Klement Piro, duke marrë pije alkoolike
Në banesën e Piros policia ka sekuestruar një sasi të madhe pijesh alkoolike, konkretisht;
-9 shishe verë plastike 2 litërshe, pa etiketa.
-2 shishe vere plastike me etiketë “Skutari Droneldhe”, me pullë të Ministrisë së Financave.
-70 shishe verë me etiketën “Shesh i Bardhë”, nga këto 10 pa etiketë.
-94 shishe vere me etiketë “Merlot” nga të cilat 27 me etiketë të bardhë.
-25 shishe vere me etiketë “Charoonnay”, nga këto 8 pa etiketë.
-2 qese plastike me verë 5 litërshe pa etiketë.
-338 copë kapuçë shishesh vere.
-246 copë etiketa “Merlot”, me ngjyrë të kuqe.
-572 copë etiketa “Merlot” dhe “Debine” me ngjyrë jeshile dhe të verdhë.
-132 copë etiketë raki rrushi.
-30 copë kondraetiketë “Merloti”.
-14 copë etiketa “Merlot i vjetër”
-55 copë pulla fiskale të Ministrisë së Financave.
-7 shishe me etiketën “Uzo”, me pullë fiskale.
-1 shishe raki rrushi me etiketë dhe pullë fiskale
-25 shishe vere bosh.
Ndërkohë që një sasi pijesh i është konfiskuar edhe Bujar Haxhajës. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz “, me targa SH 2707 D, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës: 158 shishe verë e kuqe, 32 shishe konjak dhe 49 shishe fërnet. Sipas policisë këto pije ishin pa faturë shoqëruese të mallit.
a.k/NOA