English

Njoftim nga Banka e Detit të Zi

Banka e Detit të Zi për Tregti e Zhvillim (BSDTDB) në bashkëpunimin e mbështetjen e ekonomisë shqiptare dhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal për periudhën afatmesme 2011-2014 do të prezantojë nesër strategjinë e saj në vendin tonë.

Prezantimi do të bëhet nesër në orën 10. 00 në Hotel Sheraton. Në orën 11.00 është parashikuar një konferencë për shtyp, ku do të jepen përgjigje për shumë nga çështjet e diskutara dhe angazhimin e pritshëm të Bankës në Shqipëri për periudhën në vazhdim.

NOA

KOMENTE