English

Obama: Egjipti ka ndryshuar tashmë

Uashington, 7 shkurt, NOA – Egjipti ka ndryshuar tashmë, ai nuk do të kthehet prapa në gjendjen që ka qenë dhe është e qartë që populli i Egjiptit kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ky është qëndrimi i ri i administratës amerikane, e cila edhe pse mbështetëse e deritanishme e pushtetit të presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, ka deklaruar se ka ardhur koha për ndryshime në Egjipt, duke presupozuar pranimin e ndryshimeve qeveritare.

Vetë presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se tranzicioni politik duhet të fillojë tani dhe ai duhet të jetë i rregullt dhe kuptimplotë.

n.e/NOA

KOMENTE