English

Obama: Vëllazëria Myslimane, anti-amerikane

SHBA, 7 shkurt, NOA "Egjipti nuk do të jetë më ashtu siç ka qenë" deklaroi presidenti Obama për mediat amerikane.

Obama ka përsëritur se koha për ndryshime në Egjipt është tani. Presidenti Mubarak e di se çfarë duhet të bëjë në kushtet e protestave të përditshme, derisa është e qartë se egjiptianët duan zgjedhje të lira e të ndershme, theksoi Obama.

Ai shtoi se "Vëllazëria Myslimane" është vetëm një nga fraksionet e opozitës në Egjipt, i cili nuk ka mbështetjen e shumicës. Ai shtoi se "Vëllazëria Myslimane" është vetëm një nga fraksionet e opozitës në Egjipt, i cili nuk ka mbështetjen e shumicës. Obama e pranoi faktin se ky grupim është i organizuar mirë dhe ka disa elementë në ideologjinë e tyre që janë anti-amerikanë.

a.k/NOA

KOMENTE