English

Parashikimi i motit për 8 Shkurt 2011

Tiranë, 7 shkurt, NOA – Nje qender me presion te larte atmosferik eshte vendosur ne territorin shqiptar duke sjelle kushte te qendrueshme atmosferike.

Moti i kthjellet do te jete dominues ne te gjithe vendin, perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat malore verilindore-juglindore.

Shqipëria

Edhe ne mesdite do te mbetemi ne shoqerine e diellit ne te gjithe Shqipërinë.

Po ashtu edhe pasditja do te vijoje me kthjellime ne qytetet si Shkoder, Lezhe, Durres, Tirane, Fier, Berat, Lushnje, Skrapar NDERSA vranesira te lehta do te kete ne Kukes, Puke, Bulqize, Diber, Gjirokaster, Tepelene, Korce dhe Bilisht. Edhe zonat bregdetare do te dominohen nha moti i kthjellet. Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi gjate nates Por edhe mengjesin e se merkures. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita nuk do te sjelle ndryshime te dukshme te temperaturave ne vend. Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me 22 km/h me drejtim verior -veriperendimor ndersa deti do te gjeneroje dallgezim te ulet.

Europa

Nje qender me presion te ulet atmosferik eshte pozicionuar mbi ishujt Britanike, kjo qender shoqerohet nga nje front i ftohte qe vjen nga Antlantiku si edhe nje front i ngrohte me shtrirje nga Spanja deri ne zemer te Britanise. Ne keto kushte vranesirar dhe reshjet e shiut dhe debores do te jene dominuese ne te gjithe Britanine POR intensiteti i tyre do te jete i dobet. Po ashtu me kushte te paqendrueshme atmosferike do te jene Europa Verilindore dhe vendet e Balltikut Ku reshjet e shiut dhe debores do te jene prezente gjate gjithe dites. Edhe ne gadishullin e Skandinavise do te kete vranesira te dendura dhe reshje shiu e debore ndersa ne rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te domonoje moti i kthjellet por i ftohte. Gjithashtu me temperatura te ulta dhe me mot te kthjellet do te jene Europa Qendrore dhe ajo Juglindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Verilindja e Europes alarmon rreshje debore dhe temperatura te ulta;

Vendet Balltike alarmojne per temperatura te ulta dhe debore;

Ishujt britanike do te mbeten me rrebeshe shiu dhe ere te forte.

n.e/NOA

KOMENTE