English

Prifti: Nga sot, pjesë e Opozitës së Bashkuar

Tiranë, 7 shkurt 2011, NOA – Pas plasjes së skandalit përmes videos së përgjuar Meta-Prifti, e cila pasoi dorëheqjen e ish-zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta për shkak të aferave korruptive që denoncoheshin në videon e përgjuar nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, ky i fundit pritet të bëhet pjesë e Partisë Socialiste. Ky vendim i Dritan Priftit është marrë pas dëgjesës së tij në tryezën e aleatëve të Opozitës së Bashkuar, ku Prifti mësohet të ketë kërkuar hyrjen në opozitën e bashkuar.

Deputeti Dritan Prifti pas përfundimit të tryezës së opozitës ka theksuar se nga sot është zyrtarisht pjesë e Opozitës së Bashkuar.

Prifti mësohet se në ditët e ardhshme do të dërgojë pranë Partisë Socialiste kërkesën për tu futur në radhët e PS-së.

Kryetari i “PSV 91” Petro Koçi nënvizoi pas përfundimit të tryezës së Opozitës së Bashkuar se deputeti Prifti informoi për marrëdheniet me drejtësinë.

Gjithashtu mësohet se gjatë tryezës krerët e opozitës kanë diskutuar për aksionet politike të saj me lajtmotiv rrëzimin e qeverisë.

Dritan Prifti pas publikimit të videos e akuzoi kreun e LSI-së një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në parti, si një njeri tërësisht të korruptuar dhe me zgjuarsi nën mesataren.

Sipas Priftit largimi i tij nga METE, u bë vetëm e vetëm që të Ilir Meta të pasurohej duke kryer afera korruptive me tenderat e hidrocentraleve e të tjera.

Ishte kjo arsyeja që disa muaj para shkarkimit të ish-Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, ky i fundit kishte ndërmarrë aktin e përgjimit të një bisede të tij me Ilir Metën, pikërisht në zyrën e ish-ministrit të Ekonomisë, në kohën kur Meta ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërkohë mazhoranca ka akuzuar lidershipin e opozitës Edi Rama se duke përdorur si çimkë Dritan Priftin ka montuar një video pikërisht për të rrëzuar qeverinë Berisha.

Sipas socialistëve ishte pikërisht videoja Meta-Prifti që solli zemërimin popullor, dhe demonstratën e 21 janarit ku u vranë katër demonstrues, i fundit prej tyre i përcjellë për në banesën e fundit sot, mëse dy javë pas plagosjes me plumb në kokë.

mit/NOA

KOMENTE