English

Protestuesit sulmojnë shtëpinë e Berluskonit

Milano, 7 Shkurt 2011 NOA – Një grup qytetarësh italianë kanë sulmuar gjatë orëve të natës vilën e kryeministrit Silvio Berluskoni. Në krye të turmës ka qenë organizata Popolo Viola, një organizatë anarkike.

Më herët gjatë ditës së diel në rrugët e Milanos kishte pasur protesta me pankarta në duar ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit italian, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Rreth orës 20.30 të mbrëmjes së të dielës, disa qindra protestues kanë arritur të depërtojnë në zonën Arcore, periferi e Milanos ku ndodhet një prej vilave të kryeministrit Berluskoni.

Në vendngjarje kanë ardhur disa qindra forca policore të armatosur dhe të mbrojtur me skafandra dhe kokore.

Ata kanë mbrojtur godinën ku ndodhej kryeministri. Në valën e protestës, turma e irrituar ka hedhur sende të forta në drejtim të vilës dhe ka tentuar të futet me forcë në të.

Forcat e rendit arritën të ndalin depërtimin në brendësi të vilës së Berluskonit.

Gjatë trazirës, turma hodhi shashka dhe shishe me bomba molotov duke detyruar policinë të hapë zjarr në jar dhe të reagojë duke përdorur forcën që të shpërndahen demonstruesit.

Në precipitim e sipër të ngjarjes, pati një gazetar të plagosur, disa agjentë policie të lëdnuar si dhe dy të rinj të arrestuar. Ata janë Giacomo Sicurello, 23 vjeç, milanez, i njohur si person me lidhje tyë forta me organizata anarkike dhe Simone Cavalcanti, 21 vjeç nga Sant'Angelo Lodigiano.

e.t/NOA

VIDEO:

[media id=85 width=620 height=440]

KOMENTE