Rusi, 7 Shkurt NOA - Skandal në partinë Rusia e Bashkuar, e udhëhequr nga Kryeministri rus Vladimir Rusisë. Anastasia Volochkova, ish-balerina bukuroshe, shumë shpesh e përfolur për sjelljet e saj ekstravagante, ka pozuar e zhveshur për një fotograf dhe më pas është përjashtuar menjëherë nga partia, tek e cila ishte bërë pjesëtare në vitin 2003. Bjondja Anastasia, 35 vjeçe, është fotografuar në një plazh në Maldive dhe imazhet e saj kanë përfunduar në internet, duke bërë bujë dhe ish-modelja nuk shpëtoi dot nga ky “skandal” që u përfshi. Në këto foto Anastasia është paraqitur e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit.
r.b/NOA