English

Sot gjyqi ndaj themeluesit të WikiLeaks

Londër, 7 shkurt, NOA - Drejtësia britanike vendos sot nëse do të lejohet dërgimi në Suedi i themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulian Aasanzh. Ky i fundit akuzohet nga autoritetet suedeze për disa krime seksuale.

WikiLeaks-i pak kohë më parë publikoi qindra mijëra dokumente të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Ai ka deklaruar se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe se baht fjalë për shpifje. Avokati i tij ka folur për mediat duke deklaruar se ai është i pafajshëm. Po ashtu, avokati shpreson në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatësve të Suedisë, duke nënvizuar në këtë drejtim se gjykatësit në Britaninë e Madhe janë të paanshëm.

Jam i sigurt që drejtësia do të triumfojë dhe Assange do të lirohet nga këto akuza të padrejta dhe të sajuara”, u shpreh ai përpara interesimit të madh të shumë mediave botërore.

a.k.NOA

KOMENTE