English

Tentuan të djegin “Tuaregun”, arreston 3 persona

Tiranë, 7 shkurt, NOA – Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë tentuar të djegin një makinë luksoze. Ngjarja ka ndodhur në datën 2 shkurt, ndërkohë që vetëm sot është bërë publik nga policia. Pas hetimeve të para, policia ka vendosur që vazhdojë ndjekjen penale ndaj të rinjve në gjendje të lirë.

Personat e përfshirë në ngjarje janë; Astrit Sherif Halili, 25 - vjeç, banues në Kamëz-, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes, të mbetur në tentative, Klevis Sherif Halili, 26-vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

I riu i tretë i arrestuar është Ronald Rexhep Mjeshtri, 21-vjeç, banues në Valias të Ri-Tiranë.

Sipas policisë të tre të rinjtë rreth mesnatës së datës 2 shkurt, për motive të dobëta, kanë tentuar të djegin makinën tip “Tuareg”, me targa TR 0004 R, në pronësi të qytetari nga Tirana.

a.k/NOA

KOMENTE