Tiranë, 7 shkurt, NOA - Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj janë dy deputetët e Partisë Socialiste që pritet të dëshmojnë sot në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me ngjarjet e datës 21 janar. Dy deputetët janë akuzuar nga mazhoranca se kanë luajtur rol kryesor në aktet e dhunshme, apo në atë që quhet puç i shtetit.
Për deputetët e PS-së ka vetëm kërkesë paraqitje për të dëshmuar mbi dijeninë që kanë mbi ngjarjet dhe vrasjen e demonstruesve.
Rreth orës 11:00 Doshi është parë të hyjë në Prokurori. Akuzat nga mazhoranca janë bërë edhe për faktin se Tom Doshi shfaqet në mënyrë të qartë në disa pamje filmike, teksa është duke biseduar me personat që disa minuta më parë kanë qëlluar policinë para kryeministrisë.
a.k/NOA