English

Vritet mesfushori i Corinthias

Brazil, 7 Shkurt NOA - Mesfushori i Corinthias, William Morais, është vrarë gjatë një përpjekje për të grabitur në Belo Horizonte, në Brazil. Lojtari, 19 vjeçar, i huazuar tek America-MG, sapo ishte larguar nga një festë, ku më pas u prek nga goditjet e një arme zjarri në gjoks dhe ka vdekur në çast. Policia ka arrestuar tre persona, të gjithë me precedentë të mëparshme, kjo falë dhe njohjes së nga ana e një dëshmitari. Morais ishte një nga përforcimet e reja të kampionatit të Amerikës-MG Mineiro dhe për Brasilerao të 2011. Ai bëri debutimin e tij kundër Uberana dhe do të paraqitej sërish në fushën e lojës ditën e dielë.

r.b/NOA

KOMENTE