English

Ambasada e SHBA sqaron: Çfarë tha tamam Arvizu për korrupsionin

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një deklarate për shtyp, ka qartësuar deklaratat e bëra nga ambasadori

Arvizu gjatë intervistës së tij për “Zërin e Amerikës”.

Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, ai tha: "Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është [vetëm] një problem i qeverisë shqiptare - është një element i përhapur i shoqërisë....", - citon deklarata në fjalë.

Duke shtuar më tej se “siç ambasadori Arvizu ka thënë më parë, korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare - qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit”.

n.e/NOA

KOMENTE