Durrës, 8 shkurt 2011, NOA- Ditën e djeshme u bë arrestimi i një 49 vjeçari të shpallur në kërkim për vetëgjyqësi.
Mark Ndoja, i moshës 49 vjeç, është banues në Gramëz, Komuna Thumanë , Krujë. I ndaluari rezulton i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kruje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka bërë konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim për veprën penale të vetëgjyqësisë.
Mësohet se materialet për këtë çështje iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë.
a.y/NOA