English

Balli Kombëtar: Qeveria të mbajë qëndrim ndaj provokimeve Greke

Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA- Partia e Ballit Kombëtar Demokrat nëpërmjet një deklarate për mediat i ka bërë thirrje Qeverisë shqiptare që të mbajë një qëndrim të prerë ndaj diplomatëve që bëjnë provokime ndaj interesave të shtetit dhe integritetit të Shqipërisë.

“Qeveria duhet të vendosë autoritetin e saj në Korçë, sepse nga institucionet e Korçës vihet re një tulatje përballë konsullatës greke. Intelektualet e Korçës, pedagogët e universitetit, dhe zyrtarët lokalë, në shumicë, kanë frikë të prononcohen në lidhje me deklaratat antishqiptare të diplomatit grek. Këta duhet t’i kenë interesat të lidhura me shtetin shqiptar dhe jo me projekte private të përkohshme, të cilat i çojnë në komprimise jo të moralshme. Një pjesë e institucioneve të Korçës janë të varur prej saj për shkak të projekteve që zhvillojnë me ndihmën e konsullatës greke. Ata duhet te zgjedhin, kush janë më të rëndësishme, projektet apo Shqipëria, atdheu i prindërve të tyre dhe e ardhmja e fëmijëve. Shqipëria nuk është më vendi që mund ta nëpërkëmbin fqinjët, por një vend anëtar i NATO-s dhe ardhmja e saj do të jetë më reputative në rajon”, thuhet në deklaratë.

Më tej vijohet duke thënë se, gjenocidi grek ndaj çamëve, hebrejve dhe popullsive të tjera është i njohur, vetëm Greqia, Piramida Financiare e Europës, nuk e pranon.

Sipas kryetarit të kësaj partie Artur Roshi: “Grekët mundohen ta justifikojnë gjenocidin e tyre ndaj çamëve se gjoja çamët ishin bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit, po në fakt janë vetë grekët që dërguan rreth 60 mijë herbrej nga Greqia në kampet naziste të përqendrimit. Europa mendojmë se duhet ta marrë në konsideratë sjelljen e Greqisë, e cila i ka harxhuar lekët e BE për të blerë kombësinë e fqinjëve, nëpërmjet pensioneve për minoritarë të sajuar”.

a.y/NOA

KOMENTE