English

Drashkoviç: Hetimi ndaj raportit Marti, nuk do të jetë serioz

Beograd, 8 shkurt 2011, NOA- Vuk Drashkoviç, kryetari i Lëvizjes Serbe për Rimëkëmbje deklaron se hetimi për raportin e Dik Martit, nuk do jetë serioz.

Sipas tij, “Njëfarë hetimesh do të ketë, por nuk duhet pritur se do të ketë zbulim të Amerikës”.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Drashkoviç u shpreh se, “Tani edhe engjëjt edhe barbarët janë përzier, kështu që në negociata, përkatësisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të hyhet nga një pozicion më real kur bëhet fjalë për krimet e kryera edhe të njërës edhe të palës tjetër”.

a.y/NOA

KOMENTE