English

Egjipt, masat e qeverisë nuk largojnë protestuesit nga rruga

E martë, 8 shkurt 2011, NOA- Edhe pse janë rritur pagat , qytetarët e Egjiptit janë të vendosur të mos i zbrazin rrugët deri në momentin e largimit të Presidentit Hosni Mubarak.

Rritja e pagave do të bëhet në masën 15 për qind, pasi qeveria ka vendosur në vendosur të marrë borxh me afat të shkurtër 2.2 miliardë dollarë për ti injektuar në ekonominë e shkatërruar.

Edhe pse bankat janë rihapur, por shkëmbimet në bursë nuk do të fillojnë deri me 13 shkurt, ndërkohë që paundi egjiptian ka rënë në nivelet më të ulëta të gjashtë viteve të fundit.

Ndërkaq mijëra protestues vijojnë të qëndrojnë në Sheshin Tahrir prej 15 ditësh të cilët nuk duan të presin muajin shtator, muaj në të cilin Mubarak ka deklaruar se do të largohet.

Ata vijojnë të ngulin këmbë se nuk largohen nga sheshi para se të largohet Presidenti Mubarak nga posti i kreut të vendit.

a.y/NOA

KOMENTE